Arritjet e Nxënësve

Krenaria e shkollës sonë – sukseset e talentëve tanë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Themelohet nga MASHT në 2014, që nga ajo kohë është prezentuar si gjimnaz special me fokus të theksuar në matematikë dhe pjesëmarrje në garat e fushës. Nxënës të përzgjedhur marrin pjesë në gara të ndryshme, olimpiada rajonale/nacionale dhe konkurse të tjera shkollore.

Si shkollë kemi organizuar aktivitete brenda dhe jashtë kurrikulare ku më së fundmi e publikuam webfaqen e shkollës.

Aktivitetet e kryera

Lorena Nura

"Stem Ambasadore", krijuese e WebFaqes të shkollës

Olti Hashani

Krijues i WebFaqes të shkollës

Shend Zhjeqi

Fitoi medalje te bronztë në International Mathematics Olympiad (IMO) në vitin 2017, ku përfaqësoi Kosovën nga GJSM.

Ardita Berisha

Përfaqësuese në IMO, 2017, mori "Honourable Mention" po në atë vit.

Alban Elezi

Pjesëmarrës në IMO, 2017.

Viktor Ahmeti

Pjesëmarrës në IMO, 2017, "Honourable Mention".

Erblina Bunjaku

Themeluese e iniciativës EngineeringHerFuture, e angazhuar si STEM Ambassador.

Dora Lubishtani

Konkurrente në EGMO (Europian Girls' Mathematical Olympiad) në vitin 2024, tani punon si staff në edicionin 2025.

Geldon Gashi

Fitues në OMK (Olimpiada e Matematikës në Kosovë).

Isra Gashi

Nxënëse e dalluar me suksese të vazhdueshme në aktivitete shkollore.

Eris Frangu

Fitues i vendit të dytë në garat e programimit në TIMO Olympiad, 2024.

Olsa Heta

Fituese në OMK, përfaqësuese në EGMO.

Endi Ymeri

Fitoi vendin e parë në Garat XXVI Shtetërore në Fizikë 2025, më pas përfaqësoi Kosovën në garat botërore- IphO.

Verena Gashi

"Vullnetarja e vitit", fitoi vendin e tretë në garat shtetërore të kimisë.

Si shkollë, përveç arritjeve dhe suksese të nxënësve në fushat e STEM, edhe aktivitetet extrakurrikulare nuk na mbesin anash.